|
|
|
|
|
Dogana zvicerane nė vitin 2006 - siguria nė plan tė parė BERN. (13.02.07) Roja kufitare zvicerane vitin e fundit i ka dorėzuar policisė afro 49.000 persona. Siē mund tė merrej vesh nga njė konferencė pėr mediat tė Drejtorisė sė lartė tė doganave nė Bernė, kaq shumė nuk kanė qenė kurrė mė parė. Me 21 miliardė franga, edhe mė 2006, dogana i solli vendit mbi njė tė tretėn e tė ardhurave shtetėrore. Krahas kėsaj, dogana plotėsoi sėrish, sidomos pėrmes rojės kufitare, njė numėr tė madh detyrash nė interesin e sigurisė. Vitin e fundit roja kufitare ndaloi 5.858 persona qė synonin ilegalisht Zvicrėn. Bėhet fjalė pėr 400 veta mė pak se sa vitin paraprak. Pėrkundrazi, numri i personave qė iu dorėzuan policisė u shtua pėr afro 12.000 veta, duke kapur shifrėn rekorde prej 48.984 vetash. Nga dogana dhe nga roja kufitare pėrpjekje tė fuqishme kėrkuan lufta kundėr kriminalitetit tejkufitar, kontrabandimi i organizuar, falsifikatorėt e produkteve dhe tė dokumentave si dhe tregtimi me lloje tė mbrojtura nga bota bimore e shtazore. Nga mjetet narkotike janė konfiskuar 59 kg heroinė dhe 193 kg kokainė. Qė prej njė viti dogana ushtron kontrolle plotėsuese nė trafikun e rėndė. Nga rreth 56 mijė kontrolle, ajo nė mbi 10 mijė raste ka bėrė paraqitje nė polici - qoftė pėr paaftėsi drejtuese tė shoferėve, mangėsive nė automjete ose kundėrvajtjeve kundėr dispozitės mbi kohėn e pushimit tė detyruar. Kuptimi politiko-tregtar i doganės po bie vazhdimisht - duke pėrjashtuar rastin e produkteve agrare tė mbrojtura fuqishėm ashtu si dhe mė parė. Doganimet e importeve nė shumėn prej rreth 1 miliardi pėrbėnin akoma vetėm njė thėrime nga 22 miliardėt qė rrodhėn vitin e shkuar nė arkėn federale pėrmes doganės. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |