Studimi i UNICEF-it pėr mirėqenien e fėmijėve: Zvicra nė vendin e gjashtė

GJENEVĖ. (14.02.07) Nė njė studim tė UNICEF-it lidhur me mirėqenien e fėmijėve nė 21 vende tė industrializuara Zvicra ka kapur vendin e gjashtė. Megjithėse nė kėtė mėnyrė Zvicra llogaritet si njė vend pėrgjithėsisht dashamirės ndaj fėmijėve, gjendja nė fushėn e arsimit duket jo dhe aq e mirė.

Pos kėsaj, fėmijėt zviceranė u nėnshtrohen rreziqeve tė mėdha, thuhet nė studimin e shoqatės bamirėse tė OKB, UNICEF, tė prezantuar nė Gjenevė. Gjatė hulumtimit janė zbatuar gjashtė kritere: gjendja materiale dhe personale, shėndeti, siguria, shkollimi, raportet familjare dhe raporti ndaj riskut.

Nė 6 vendet e para janė plasuar Holanda, Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Spanja. Pas Zvicrės nė mesin e 10 tė parėve vijnė edhe Norvegjia, Italia, Irlanda dhe Belgjika. Gjermania vjen nė vendin e 11 ndėrsa Franca nė tė 16-tin.

Mė sė keqi e kanė punėn fėmijėt e SHBA dhe tė Britanisė sė Madhe. Ata gjenden nė fundin e listės sė UNICEF-it.

Kategoria e shkollimit ka qenė faktori kyē nė plasimin e keq tė Zvicrės: vendi i 16-tė shpjegohet para sė gjithash me rezultatet nga studimet e Pisa-s. Kėsaj i janė bashkuar dhe faktorė tė tjerė, si psh. numri i 15- deri 19-vjeēarėve pa vende pune ose mėsimi.

Pėrkundrazi, gėzon gjendja familjare e fėmijėve zviceranė: nė kėte pikė Zvicra zė vendin e 4, pas Italisė, Portugalisė dhe Holandės. Fėmijėt zviceranė ushqehen shpesh nė rrethin familjar, i kanė qejf shokėt e tyre, mirėpo krahasimisht, komunikojnė mė pak me prindėrit e tyre.

Drogat, duhani, mbipesha dhe alkooli rrezikojnė goxha shumė fėmijėt zviceranė: pėr sa i pėrket sjelljes me risk, Zvicra zė vendin e 12-tė dhe nė kėtė mėnyrė gjendet nė mesin e listės.

Shumicės sė fėmijeve zviceranė materialisht u vete mirė, siē e dėshmon vendi i pestė nė kėtė kategori. Statistikanėt nė kėtė rast kanė vlerėsuar numrin e fėmijėve qė jetojnė me tė ardhura prej mė pak se sa 50 pėrqind tė mesatares nacionale. Zvicra kėshtu bėhet njėra nga vendet e reja ku numri i fėmijėve qė jetojnė nė varfėri ėshtė mė pak se 10 pėr qind.

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shkurt 2007 >>>