|
|
|
|
|
Migros-i dhe Coop-i do tė futin nė asortimentin e tyre dhe maskat mbrojtėse BERN. (20.02.07) Nė muajt e ardhshėm Migros-i dhe Coop-i do tė futin nė asortimentin e tyre dhe maskat mbrojtėse nė rast tė ndonjė pandemie tė gripit. Kėshtu deklaruan pėr Radion DRS zėdhėnėsit e kėtyre dy grosistėve tė mėdhenj. Sipas zėdhėnėsit tė Migrosit, Urs Peter Naef, si dhe atij tė Coopit, Felix Wehrle, shitja e maskave mbrojtėse ėshtė parashikuar dhe nė planin federal pėr pandeminė. Aty thuhet se popullata duhet tė furnizohet vetė me material mbrojtės: me kėtė rast shpėrndarėsit e mėdhenj grosistė pėrbėjnė "njė kanal klasik" furnizimi, - thotė Naef. Sipas zėdhėnėsit tė Migrosit, maskat mbrojtėse do tė vijnė nga Kina; ato akoma duhen porositur. Mbetet akoma e hapur se sa copė do tė pėrfshijė porosia dhe se nė ē'datė do tė paraqiten kėto maska nėpėr raftet e merkatove. Po qe se nisemi nga fakti qė njė maskė e tillė mbrojtėse, pėr shkak tė efektivitetit tė saj duhet ndėrruar deri nė 4 herė nė ditė, atėherė porosia mbase mund tė pėrfshijė disa qindra milionė copė, tha Naef. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |