|
|
|
|
|
Prevencion i pėrmirėsuar pėr tė rinjtė BERNĖ. (21.02.07) Tė rinjtė e rrezikuar do tė integrohen mė mirė nė aspektin social. Pėr kėtė shkak, Konferenca e drejtorėve socialė kantonalė u kėrkon qyteteve dhe kantoneve qė tė pėrgatisin programe pėrkatėse. Konferenca e drejtorėve socialė kantonalė (SODK) do tė nxisė integrimin social tė tė rinjve tė rrezikuar. Ajo angazhohet qė edhe kantonet dhe qytetet tjera tė pėrgatisin programe tė ashtuquajtura Supra-F pėr tė rinjtė. I koncipuar fillimisht si njė program pėr parandalimin e varėsive, Supra-F u zhvillua mė tej nė njė model tė provuar tė zbulimit dhe intervenimit tė hershėm tek moshat e reja. Me kėtė rast bėhet fjalė pėr njė ofertė parandalimi pėr tė rinjtė, tė cilėt pėrkohėsisht ose nė periudha tė gjata kohore janė tė rrzikuar nė zhvillimin e tyre, njofton SODK. Pėr pasojė, kontrolleve nė Zvicėr u janė nėnshtruar midis 10 deri 20 pėr qind tė tė gjithė tė rinjve, ose llogaritur nė shifra, midis 60.000 deri 120.000 tė rinjve tė moshės nga 12 deri 18 vjeē. Sipas SODK, integrimin e tyre shoqėror e rrezikojnė kushtet e disfavorshme shoqėrore, shqetėsimet familjare dhe sjelljet problematike, si gadishmėria pėr dhunė, konsumimi i drogės dhe alkoolit si dhe delikuenca. Tek vajzat, ndėrkaq, janė tė pėrhapura dhe mllefet depresive, suicidialiteti dhe ankthi. Zbulimi me kohė dhe intervenimi profesional mund t'i pėrmirėsojnė shanset e kėtyre tė rinjve pėr pėrfundimin e shkollės dhe pėr nxėnien e njė profesioni. 12 programe pėr tė rinjtė Supra-F tė nxitura nga qeveria nė vitet 2000 deri 2003, qė prej vitit 2004 janė duke u vazhduar mė tej nė mėnyrė tė pavarur nga kantonet dhe bashkitė e caktuara. Deri mė tash prej tyre kanė mundur tė pėrfitojnė mbi 2000 tė rinj. Sot nė shtatė kantone ekzistojnė gjithėsej 12 programe Supra-F. SODK do tė bėjė pėrpjekje qė edhe kantonet tjera tė pėrgatisin programe tė tilla pėr tė rinjtė. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |