|
|
|
|
|
Shtohet numri i banorėve nė Zvicėr NEUENBURG. (22.02.07) Popullsia me banim tė pėrhershėm nė Zvicėr ėshtė shtuar pėr 0,6 % duke arritur nė mbi 7,5 milionė banorė. Kjo rritje shpjegohet kryesisht me migracionin. Mirėpo ka pasur edhe mė shumė lindje. Pos kėsaj, ka qenė dhe njė shifėr rekorde e tė huajve tė natyralizuar. Sipas tė dhėnave provizore tė Entit federal statistikor (BFS), numri i banorėve tė pėrhershėm nė Zvicėr nė vitin 2006 u shtua pėr 48.100 veta, duke arritur nė 7.507.300 banorė. Kjo rritje e popullsisė pėr 0,6 pėr qind, sipas BFS, i pėrgjigjet rritjes nga viti paraprak. Sipas BFS, popullsia e pėrhershme zvicerane me prejardhje tė huaj nė Zvicėr nė fund tė vitit 2006 numėronte 1.553.600 veta. Pothujase tre tė katėrtat nga shtimi i popullsisė shpjegohen me migracionin. Mė 2006 ka pasur 35 mijė persona mė shumė qė janė vendosur nė Zvicėr kundrejt atyre qė e kanė lėshuar Zvicrėn. Pos kėsaj, ka pasur 13.100 lindje mė shumė se sa vdekje. Mė shumė natyralizime Shifrat mė tej tregojnė dhe njė shtim tė dukshėm tė natyralizimeve. Gjersa mė 2005 pasaportėn zvicerane e kanė marrė 38.400 veta, mė 2006 kanė qenė 46.700 tė tillė, gjė qė shėnon njė plus prej 22 pėr qind. Nė kėtė mėnyrė 2006-ta ėshtė njė vit rekord pėr sa i pėrket numrit tė natyralizimeve. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |