|
|
|
|
|
Pėr zviceranėt familja mė e rėndėsishme se sa politika dhe profesioni CYRIH. (23.02.07) Pėr zviceranėt familja dhe rrethi i miqėve vazhdojnė tė jenė, ashtu si dhe mė parė, gjėja mė e rėndėsishme. Vendin e dytė e zė shėndeti. Pėr tė parėn herė popullsia zvicerane i jep vlerė mė tė lartė kohės sė lirė se sa aktivitetit profesional. Nė kėtė pėrfundim ka ardhur njė studim i Univox-it lidhur me kategorizimin sipas rėndėsisė tė sektorėve jetėsorė, publikuar tė enjten nga Gfs-Zürich. Ashtu si me 2002, 88 pėr qind e familjeve tė anketuara pėrmendin familjen dhe rrethin e miqėve si sektorin mė tė rėndėsishėm jetėsor. Si duket, kuptimi i tyre, me gjithė tendencėn e individualizimit nė rritje, nuk ėshtė zvogėluar. Si i vetmi sektor qė ka fituar pėrgjithėsisht ndjeshėm nė peshė kundrejt vitit 2002 ėshtė sporti. Sektorėt si puna, arsimi, kultura, religjioni/kisha dhe politika, pėrkundrazi, nė kėtė hark kohor kanė humbur pjesėrisht nga rėndėsia. Koha e lirė pėr tė parėn herė mė e rėndėsishme se sa puna Koha e lirė pėr tė parėn herė klasifikohet mė lart se sa puna. Hulumtuesit kėtė e shpjegojnė me rritjen ekonomike tė tre viteve tė fundit si dhe me shtendosjen nė tregun e punės. Pėrgjigjet mund tė krahasohen me ato nga viti 1993. Nuk ka ndryshuar aspak kuptimėsia e shėndetit. 81 pėr qind e pėrcaktojnė atė si "tejet tė rėndėsishėm", mė 2002, ndėrkaq, ishin 78 pėr qind. Qė nga anketimi i fundit, burrat tregohen mė tė ndėrgjegjshėm pėr shėndetin. Me 83 pėr qind, vlera e tij pėr ta madje e tejkalon atė tė femrave (80 pėr qind). Mosha, arsimi ose tė ardhurat nuk kanė ndikim, konstaton Instituti. Tė kėnaqur me kohėn e punės Kurrė mė parė tė anketuarit nuk janė treguar kaq tė kėnaqur me gjatėsinė e kohės sė punės sa kėtė vit, konstatojnė hulumtuesit. Mė shumė se gjysma e tė anketuarve nė kėtė pikė s'do tė donin ndryshime. Ēereku i tyre do tė donte mė shumė kohė tė lirė, ndėrsa 11 pėr qind janė tė gatshėm, madje, qė tė punojnė akoma mė gjatė pėr tė fituar mė shumė. Pėrgjithėsisht, qė nga viti 1987, raportet lidhur me kėtė ēėshtje parimisht nuk kanė ndryshuar. Mirėpo, pėrgjithėsisht, sot rrallė ėsht i gatshėm ndokush qė pėr mė shumė kohė tė lirė tė pajtohet me njė portofol "mė tė hollė". Nė pyetjen se nė cilin sektor tė jetės ėshtė e dėshirueshme njė kohė mė e gjatė, pėrgjigja ishte e qartė: 64 pėr qind e tė anketuarve do tė kishin qejf tė bėnin mė shumė udhėtime apo ekskursione. Ėshtė rritur mė nė fund pėr ēudi edhe nevoja pėr mė shumė kohė pėr sport dhe pėr pazar. Univox pėrbėn njė vėzhgim afatgjatė tė shoqėrisė zvicerane. Qė nga viti 1986 deri mė 1999 ai ėshtė realizuar pėr ēdo vit, ndėrsa pas vitit 2000 nė distanca dyvjeēare. Pėr kėtė qėllim Gfs-Zürich bashkėpunon me rreth 20 institute, kryesisht universitare. snc shqip: bislim elshani zvicra sot >>> lajme shkurt 2007 >>> |