80 pėr qind e tė paraburgosurve nė Zvicėr janė tė huaj

NEUENBURG. (28.02.07) Njė e treta e rreth 5900 tė burgosurve nė Zvicėr janė tė burgusur nėn hetime (tė paraburgosur). Nga tė gjithė kėta, 80 pėr qind janė tė huaj, prej tė cilėve 55 pėr qind pa leje qėndrimi. Pjesėmarrja e tė huajve varet shumė nga praksa kantonale e paraburgimit.

Siē njofton Enti federal statistikor (BFF), mė 6 shtator 2006 nėpėr burgjet zvicerane kanė qenė gjithėsej 5.888 persona tė burgosur (viti paraprak: 6.137). 63 pėr qind syresh ishin nė mbajtje dėnimi, 31 pėr qind nė paraburgim, 5 pėr qind nė burg paradeportimi dhe 1 pėr qind pėr shkaqe tė tjera. Kėto pėrqindje qė prej vitit 2005 janė stabile.

Nė paraburgim janė gjendur 1.808 persona. Nga mbi 20 pėrqind syresh ishin zviceranė, pėrkatėsisht, tė huaj me lejeqėndrimi, 15 pėr qind nė procedurė azili dhe 44 pėr qind tė huaj pa leje qėndrimi.

Pjesėmarrja e tė paraburgosurve tė huaj me leje qėndrimi qė nga viti 2004 ka shėnuar njė rėnie prej 13 pėr qind, ndėrsa ai i atyre pa leje qėndrimi ėshtė rritur pėr 10 pėr qind.

Praksa e paraburgimit nė Zvicėr ėshtė e rregulluar krejt ndryshe nga kantoni nė kanton. Sidomos shpesh ėshtė urdhėruar burgu hetimor nė kantonet Bazel, Gjenevė dhe Cyrih (nė 33 pėr qind tė vendimeve gjyqėsore). Atje edhe ndalimi mesatar ėshtė proporcionalisht i shkurtėr (dy ditė).

Nėpėr kantonet me kohėzgjatje tė shkurtėr paraburgimi pjesėmarrja e tė huajve (para sė gjithash e atyre pa leje qėndrimi) ėshtė mė e lartė se sa nė kantonet me kohėzgjatje mesatare apo tė gjatė. Nė BS, GE dhe ZH mbi 57 pėr qind e tė paraburgosurve kanė qenė tė huaj pa leje qėndrimi, nė kantonet tjera mė pak se njė e treta.

Duke qenė se nuk ishin tė pėrfshira shkaqet e urdhėresave pėr paraburgim, BFS mori nė shqyrtim dhe statistikėn e vendimeve gjyqėsore. Analiza e vendimeve gjyqėsore nėpėr kantonet me kohėzgjatje tė shkurtėr paraburgimi (BS, GE, ZH) tregon se paraburgimi prej mė sė shumti dy ditė, nė 83 pėr qind tė rasteve kishte tė bėnte me personat me prejardhje nga jashtė, ndėrsa gjysma e tyre ishin gjykuar pėr shkak tė ndonjė kundravajtjeje kundėr ligjit mbi tė huajt (ANAG).

snc shqip:

bislim elshani

zvicra sot >>>

lajme shkurt 2007 >>>