|
Calmy-Rey takon Abbasin nė
Gjenevė
GJENEVĖ. (27.04.07) Kryeministrja
Micheline Calmy-Rey dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas
kanė shqyrtuar procesin e paqes nė Lindjen e Afėrme. Me
kėtė rast ėshtė biseduar edhe pėr iniciativėn e
Gjenevės. >>>
|
|
Migracioni mundėson rritjen
e shumicės sė kantoneve
NEUENBURG. (26.04.07) Deri mė 2030 popullsia
e shumicės sė kantoneve zvicerane akoma do tė vazhdojė tė rritet -
kryesisht pėr shkak tė migrimit. Siē parashikon Enti federal i
statistikave, mė sė shumti do tė rritet Freiburgu dhe Zug-u, gjersa
Bazeli, Glarusi dhe Uri do tė mund tė zvogėlohen paksa. >>>
|
|
Arkat shėndetėsore do tė
paguajnė hapet anti-duhan
BERNĖ. (25.04.07) Sigurimet themelore tė
arkave shėndetėsore nė tė ardhmen do tė paguajnė pėr hapet
anti-duhan "Champix" me recetė tė obliguar. Prodhuesi i tyre
Pfizer ka paraqitur kėrkesėn pėrkatėse tek Enti federal i
shėndetėsisė (BAG). >>>
|
|
Mė shumė ekstremizėm tė
djathtė nė Zvicėr
ZÜRICH. (23.04.07) Nė Zvicėr ėshtė shtuar
lehtė numri i incidenteve raciste. Nga gjithsej 87 incidente, tė
prekur kanė qenė kryesisht myslimanėt dhe zezakėt. Njėkohėsisht
vihet re njė rritje nė skenėn e ekstremizmit tė djathtė. >>>
|
|
Kosova para
zgjidhjes sė statutit
Skenarė tė
ndryshėm potencialė
BERNĖ. (19.04.2007) Si do tė
reagojė Zvicra ndaj vendimit tė pritshėm sė shpejti nga
Kėshilli i Sigurimit i OKB? Dikush paralajmėron njė
angazhim tė pėrforcuar bilateral nė Kosovė. >>>
|
|
Dekretohet ligji i
Bazelit pėr integrimin: kursi gjuhėsor - i detyrueshėm
BAZEL. (18.04.07) Ligji mbi
integrimin i qytetit tė Bazelit ka fituar bekimin e dhomės
sė madhe tė kuvendit. Ajo e aprovoi me njė shumicė
dėrrmuese versionin e ri tė krehur, me njė kurs gjuhėsor
tė detyrueshėm. Kundėr ka qenė vetėm SVP-ja ndėrsa
disa tė majtė kanė abstenuar. >>>
|
|
Zvicra zgjedh jeshil
BERNĖ. (16.04.07) Nė zgjedhjet mė
tė reja kantonale tė gjelbrit kanė mundur tė shtojnė
mė sė shumti mandate anembanė Zvicrės. SVP-ja ka mundur
tė ruajė numrin e vet tė vendeve. Humbėsi mė i madh
ėshtė FDP-ja, mirėpo edhe CVP-ja me SP-nė u desh tė
dorėzonin mandatet. >>>
|
|
Harxhim rekord i
energjisė elektrike
Nga centralet
atomike zvicerane dukshėm mė shumė energji
BERNĖ. (13.04.07) Me njė shtim prej
0,8 pėr qind, harxhimi i energjisė elektrike nė Zvicėr
vitin e fundit arriti vlerėn rekorde prej 57,8 miliard
kilovat orė (kwh). Shkaqet themelore janė koniunktura e
pėrshtatshme dhe shtimi i popullsisė. Para sė gjithash
centralet atomike prodhuan dukshėm mė shumė energji se sa
vitin paraprak. >>>
|
|
Dobėsia nė tė
lexuar dyfishon rrezikun nga papunėsia
BERNĖ. (12.04.07) Kush nuk lexon dhe
nuk kupton dot gjėnė e shkruar, bart njė rrezik dyfish
mė tė lartė pėr t'u bėrė i papunė. Nė kėtė
mėnyrė e meta e (mos)leximit ka pėr pasojė njė kosto
ekonomike prej 1,1 miliard frangash. Nė kėtė rezultat ka
ardhur njė studim i zyrės pėr studime nga fusha e
politikės sociale dhe tė punės (BASS). Shoqata ombrellė
e Shkrim-leximit kėrkon nga qeveria dhe nga kantonet njė
angazhim mė tė fuqishėm nė luftėn kundėr iletrizmit
(analfabetizmit). >>>
|
|
Shtėpia e
religjioneve nė Bernė
BERNĖ. (11.04.07) Nė Bernė do tė
realizohet njė "projekt unikal pėr gjithė
botėn": Shtėpia e religjioneve, qė nė Sheshin
Evropa, nė pjesėn perėndimore tė qytetit, do tė
bashkojė gjashtė besime nė njė vend tė vetėm. Vitin e
fillimit tė ndėrtimeve Iniciuesit e llogarisin vitin e
ardhshėm. >>>
|
|
Couchepin do qė
prindėrit migrantė t'i kyē mė efektivisht
CYRIH. (10.04.07) Ministri i arsimit
Pascal Couchepin dėshiron qė prindėrit migrantė t'i lidh
mė efektivisht pėr institucionet shkollore. Nė kontekst
tė incidenteve nėpėr klasat problematike shkollore tė
Cyrihut, ai ka konstatuar qėndrime neglizhente tek
autoritetet. Sėrish janė bėrė tė njohura rastet e
nxėnėsve qė u janė kėrcėnuar mėsuesve dhe kolegėve
tė tyre. >>>
|
|
Nė shkollat e
Bazelit s'do tė ketė mė coca-cola
BAZEL. (05.04.07) Shkollat e Bazelit
i shpallin luftė ujit tė sheqerosur: ata i bien vizė
colės nė mesin e ofertave. Shkollarėt do tė kėnaqen me
ujė mineral dhe me lėngje tė holluara frutash. >>>
|
|
Zvicra: njė vend
pėr refugjatė taksapagues
BERNĖ.
(04.04.07) Sipas njė studimi numri i refugjatėve
taksapagues midis viteve 2003 dhe 2006 pothuajse ėshtė
dyfishuar nė 4175 veta. >>>
|
|
Kushtet e punės nė
Zvicėr Mė tė kėnaqshme se shumica
BERNĖ.
(03.04.07) Sipas njė studimi ndėrkombėtar, kushtet e
punės nė Zvicėr janė tė shkėlqyeshme. Pėrkundrazi,
njė nevojė pėr pėrmirėsime ekziston nė pjesėmarrjen e
femrave nė pozita drejtuese. >>>
|
|
Migrantėt mė pak
tė shėndetshėm se sa zviceranėt
BERNĖ.
(15.03.07) Migrantėt nga Europa Perėndimore me banim
nė Zvicėr janė po aq tė shėndetshėm sa dhe vendėsit.
Pėrkundrazi, migrantėt nga vende tė tjera kanė probleme
shėndetėsore mė tė mėdha se sa zviceranėt. Kėtė e
tregojnė rezultatet e njė monitorimi federal. >>>
|
|
Pjesėmarrja e
femrave nė parlament: zvicra ca shkallė mė poshtė
GJENEVĖ.
(07.03.07) Femrat zvicerane, nė raport me botėn,
pėrfaqėsohen keq nė parlament: sipas klasifikimit vjetor
tė Unionit interparlamentar (IPU), Zvicra ka rėnė nga
vendi i 27-tė nė atė tė 31-tin. >>>
|
|
Kėrkohet e drejta e
azilit pėr viktimat e trafikut dhe tė prostituimit tė
femrave
BERNĖ.
(06.03.07) Njė javė pas hedhjes nė erė tė njė
zingjiri tė trafikut tė qenieve njerėzore nė hapėsirėn
dritėkuqe zvicerane (aludohet nė kuartet qytetėse ku
ushtrohet prostitucioni, vėr. e pėrkth. BE), Organizata
mbi mbrojtjen e tė drejtave njerėzore Terre des Femmes
kėrkon njė mbrojtje afatgjatė pėr viktimat. Grave dhe
vajzave qė janė kontrabanduar, trafikuar dhe detyruar pėr
prostitucion, u duhet dhėnė strehimi, njoftoi kjo
organizatė tė martėn. >>>
|
|
"We care, you too?"
DEZA dhe SECO
shpallin njė konkurs pėr tė rinjtė
BERNĖ.
(05.03.2007) Drejtoria pėr zhvillim dhe bashkėpunim
(DEZA) sė bashku me Sekretariatin shtetėror pėr ekonomi,
(SECO) shpallin konkursin "We care, you too?". Ky
konkurs u drejtohet atyre tė rinjve nga Zvicra, qė
angazhohen pėr njė botė mė tė drejtė. Pėrmes kėtioj
konkursi tė realizuar pėr herė tė parė do tė nxitet njė
dialog me tė rinjtė dhe do tė afirmohet angazhimi i tyre
pėr pėrballimin e varfėrisė, padrejtėsisė dhe
katastrofave humanitare. >>>
|
|
Blocher-i pėr
kurset e gjuhės
BERNĖ.
(02.03.07) Christoph Blocher-i do qė tė obligojė
refugjatėt me status tė njohur si dhe personat e pranuar
pėrkohėsisht nė Zvicėr qė tė pėrvetėsojnė njė
gjuhė vendore. Aktualisht nė zhvillim janė projektet
pilot, deklaron Ministri i drejtėsisė. >>>
|
|
Televizioni zviceran
- humbje milionėshe
BERNĖ.
(01.03.07) SRG SSR Ide Suisse ka mbyllur vitin financiar
2006 me njė humbje prej 25 milionė frangash. Shkaku
qėndron tek shpenzimet e larta pėr produksion si dhe pėr
tė drejta transmetimi tė lojėrave olimpike dimėrore nė
Torino si dhe tė Kampionatit botėror tė futbollit nė
Gjermani. >>>
|
|
80 pėr qind e tė
paraburgosurve nė Zvicėr janė tė huaj
NEUENBURG. (28.02.07) Njė e treta e
rreth 5900 tė burgosurve nė Zvicėr janė tė burgusur
nėn hetime (tė paraburgosur). Nga tė gjithė kėta, 80
pėr qind janė tė huaj, prej tė cilėve 55 pėr qind pa
leje qėndrimi. Pjesėmarrja e tė huajve varet shumė nga
praksa kantonale e paraburgimit. >>>
|
|
Pėr nxitjen e
integrimit duhen mė shumė mjete
BERNĖ.
(27.02.2007) Komisioni federal pėr tė huaj (EKA)
edhe pas shkrirjes me Komisionin federal pėr refugjatė do
tė merret me ēėshtje tė rėndėsishme rreth integrimit tė
migrantėve. Qė tė mund tė vazhdohet edhe mė tej nxitja
konkrete e integrimit nga ana e qeverisė, gjithsesi duhen mė
shumė mjete. >>>
|
|
Mathey kėrkon
"ndryshim mentaliteti"
BERNĖ.
(26.02.07) Si "krejtėsisht tė pavend" i quan
Francis Mathey, Kryetar i Komisionit federal pėr tė huaj
(EKA), masat selektive nė politikėn kundrejt tė huajve.
Ka nevojė pėr njė "ndryshim mentaliteti", thotė
Francis Mathey. >>>
|
|
Pėr zviceranėt
familja mė e rėndėsishme se sa politika dhe profesioni
CYRIH.
(23.02.07) Pėr zviceranėt familja dhe rrethi i miqėve
vazhdojnė tė jenė, ashtu si dhe mė parė, gjėja mė e
rėndėsishme. Vendin e dytė e zė shėndeti. Pėr tė
parėn herė popullsia zvicerane i jep vlerė mė tė lartė
kohės sė lirė se sa aktivitetit profesional. >>>
|
|
Shtohet numri i
banorėve nė Zvicėr
NEUENBURG.
(22.02.07) Popullsia me banim tė pėrhershėm nė
Zvicėr ėshtė shtuar pėr 0,6 % duke arritur nė mbi 7,5
milionė banorė. Kjo rritje shpjegohet kryesisht me
migracionin. Mirėpo ka pasur edhe mė shumė lindje. Pos
kėsaj, ka qenė dhe njė shifėr rekorde e tė huajve tė
natyralizuar. >>>
|
|
Prevencion i
pėrmirėsuar pėr tė rinjtė
BERNĖ.
(21.02.07) Tė rinjtė e rrezikuar do tė integrohen mė
mirė nė aspektin social. Pėr kėtė shkak, Konferenca e
drejtorėve socialė kantonalė u kėrkon qyteteve dhe
kantoneve qė tė pėrgatisin programe pėrkatėse. >>>
|
|
Migros-i dhe Coop-i
do tė futin nė asortimentin e tyre dhe maskat mbrojtėse
BERN. (20.02.07)
Nė muajt e ardhshėm Migros-i dhe Coop-i do tė futin nė
asortimentin e tyre dhe maskat mbrojtėse nė rast tė ndonjė
pandemie tė gripit. Kėshtu deklaruan pėr Radion DRS zėdhėnėsit
e kėtyre dy grosistėve tė mėdhenj. >>>
|
|
Tė ndėshkohet
kriminaliteti dhe jo origjina e tij
SCHAFFHAUSEN.
(19.02.07) Kantoni i Shafhauzenit statistikėn e tij tė
kriminalietit nuk do ta zbėrthejė sipas origjinės sė
delikuentėve. Kėshilli kantonal ka hedhur poshtė njė
postulat tė SVP-sė me 42 kundrejt 24 votave. >>>
|
|
Gripi i shpezėve do
tė vijė
BERNĖ.
(19.02.07) Kėtė dimėr gripi i shpezėve akoma nuk ka
pėrbėrė temė nė Zvicėr. Enti federal pėr ēėshtje
veterinare (BVET) llogarit, ndėrkaq, se edhe njė vit pas
paraqitjes sė tij pėr herė tė parė mė 26 shkurt 2006,
sėrish do tė mund tė gjenden shpezė tė infektuara. >>>
|
|
Euro 08
Nikoqirėt e
pėrzemėrt
BERNĖ.
(15.02.07) Ministri i sportit, Samuel Schmidt, i sheh
kartėn e huliganėve bashkė me pėrmirėsimet ndėrtimore
nėpėr stadiume si masat mė tė rėndėsishme tė
sigurisė pėr kampionatin europian tė futbollit. Njė
masė e rėndėsishne, me kėtė rast, ėshtė dhe
pėrpilimi i njė liste me huliganėt potencialė tė
Zvicrės. Ndėrkaq, ashtu si dhe nė fusha tė tjera, edhe
nė kėtė rast shihet e nevojshme mbėshtetja e klubeve,
thotė Schmidt. >>>
|
|
Studimi i UNICEF-it
pėr mirėqenien e fėmijėve: Zvicra nė vendin e gjashtė
GJENEVĖ.
(14.02.07) Nė njė studim tė UNICEF-it lidhur me mirėqenien
e fėmijėve nė 21 vende tė industrializuara Zvicra ka
kapur vendin e gjashtė. Megjithėse nė kėtė mėnyrė
Zvicra llogaritet si njė vend pėrgjithėsisht dashamirės
ndaj fėmijėve, gjendja nė fushėn e arsimit duket jo dhe
aq e mirė. >>>
|
|
Dogana zvicerane nė
vitin 2006 - siguria nė plan tė parė
BERN. (13.02.07)
Roja kufitare zvicerane vitin e fundit i ka dorėzuar
policisė afro 49.000 persona. Siē mund tė merrej vesh nga
njė konferencė pėr mediat tė Drejtorisė sė lartė tė
doganave nė Bernė, kaq shumė nuk kanė qenė kurrė mė
parė. >>>
|
|
Cyrih: Pa tė
drejtė votimi dhe zgjedhjeje nė nivel bashkiak pėr tė
huajt
ZÜRICH.
(12.02.07) Nė Kantonin e Cyrihut tė huajt do tė duhet
tė presin edhe shumė kohė pėr tė drejtėn e votimit dhe
tė zgjedhjes. Kėshilli kantonal hodhi poshtė njė
kėrkesė, qė qe mbėshtetur dhe nga qeveria kantonale,
pėrkundėr dėshirės sė tė majtės. >>>
|
|
Nė Zvicėr janė
shitur mė shumė cigare
BERNĖ.
(09.02.07) Vitin e shkuar nė Zvicėr janė shitur rreth
100 milionė copė cigare mė shumė se sa mė 2005. Kjo
gjė e pastroi arkėn e shtetit pėr 42 milionė franga mė
shumė se sa qė u buxhetuan nė tė. Ndėrkaq, qeveria nga
ky fakt nuk konkludon se edhe ėshtė tymosur mė shumė. >>>
|
|
BE-ja do mė shumė
para nga Zvicra
BRUKSEL.
(07.02.07) Pas vendimit tė dhjetorit tė ministrave tė
BE-sė tani nė Bernė ka arritur kėrkesa zyrtare: nė
analogji me zgjerimin e BE-sė tė vitit 2004, Zvicra duhet
tė marrė pjesė financiarisht edhe nė zhvillimin e
Rumanisė dhe tė Bullgarisė. >>>
|
|
Vit i ėmbėl pėr
prodhuesit e ēokolatave
BERNĖ.
(07.02.07) Ēokolatat zvicerane nė botėn e jashtme janė
mė tė kėrkuara se kurrė mė parė. Pėr shkak tė
eksporteve tė shtuara, fitimet e industrisė zvicerane tė
ēokolatave mė 2006 janė shtuar pėr 4,1 % duke arritur nė
1,526 Mrd. franga. >>>
|
|
Tė rinjtė bien nė
grackėn e borxheve
ZÜRICH.
(06.02.07) Tė rinjtė bien kollaj nė grackėn e
borxheve. Pos kėsaj, ticinezėt dhe romandinėt janė mė tė
kėqinj nė pagesėn e llogarive se sa gjermanozviceranėt.
Kėshtu rezulton nga Indeksi zviceran i borxheve i ndėrmarrjres
Inkasso Intrum Justitia, publikuar pėr tė parėn herė. >>>
|
|
6400 km pa benzinė
BERNĖ.
(05.02.07) Katamarani zviceran "sun21" ėshtė
anija e parė lundruese e vėnė nė lėvizje me energji
solare qė ka kapėrcyer Atlantikun. Tė premtėn nė ora
15, sipas kohės lokale, anija arriti limanin Le Marin nė
ishullin Martinik tė Karaibeve. >>>
|
|
Rezultatet e
raportit mė tė ri mbi klimėn
Ndryshimet klimatike
me gjasė kanė pėr autor njeriun
BERNĖ.
(02.02.07) Komisioni i OKB-sė mbi klimėn ka paraqitur
tė premten raportin e katėrt mbi klimėn nė botė.
Shkaktar i ndryshimeve klimatike me njė gjasė tė madhe
duket se ėshtė njeriu. Shkencėtarėt presin njė rritje tė
temperaturave dhe tė nivelit tė detit si dhe njė shtim tė
shfaqjeve tė rėnda meteorologjike. >>>
|
|
Mungesė dhuruesish
tė organeve
BERNĖ.
(01.02.07) Nė Zvicėr janė gjithnjė e mė pak njerėz
tė gatshėm pėr tė dhuruar organet e tyre. Listat e
pritjes pėr mushkėri, mėlqi ose veshka po bėhen
gjithnjė e mė tė gjata. Vitin e fundit organet e tyre i
dhuruan vetėm 80 veta. Nė kėtė drejtim Zvicra gjendet
nė vendin e parafundit nė Europė. >>>
|
|
Qeveria do tė pėrmirėsojė
videovėzhgimin
BERNĖ. (31.01.07) Videoregjistrimet
nėpėr stacione trenash dhe nėpėr vende publike, pėr
shkak tė terrorizmit veprues anembanė botės, duhen shfrytėzuar
mė mirė. >>>
|
|
Ndihma zvicerane pėr
ēminim nė Liban
BERNĖ. (30.01.07) Qeveria po e
zgjeron ndihmėn pėr Libanin nė eliminimin e bombave tė
paeksploduara dhe tė minave. Departamenti federal pėr
mbrojtje, mbrojtje civile dhe sport (VBS) si dhe Drejtoria pėr
zhvillim dhe bashkėpunim (DEZA) e Departamentit pėr punė
tė jashtme (EDA) i kanė ofruar programit tė OKB sisteme tė
tjera speciale pėr eliminimin e granatave tė paeksploduara
duke ndihmuar qeverinė libaneze me materiale sigurie dhe
minaspastruese si dhe me njė ambulancė. >>>
|
|
Forumi i hapur nė Davos
Calmy-Rey: "Njė
kulturė unikale do tė ishte fundi i kulturės"
DAVOS. (29.01.07) Presidentja
federale Micheline Calmy-Rey pėrkujtoi nė Davos traditėn
shumėkulturore nė Zvicėr dhe apeloi: "Edhe sot ne
duhet tė krijojmė vend pėr etni tė ndryshme." >>>
|
|
5 pėr qind kanė
qasje nė internet
BERNĖ. (26.01.07) Gjithnjė e mė
shumė njerėz e shfrytėzojnė internetin, mirėpo vetėm
njė numri tė vogėl syresh ky medium u shėrben si njė
burim pėr informacion politik. Nė kėtė pikė pėrparėsi
kanė tv-ja, radioja dhe shtypi. >>>
|
|
Zvicra tejet e
motorizuar
NEUENBURG. (25.01.07) Nė ēdo dy
banorė njė automobil: Zvicra bėn pjesė kėshtu ndėr
vendet mė tė motorizuara europiane. Nėpėr rrugėt e saj
qarkullojnė mbi 5 milionė automjete tė regjistruara. 70
pėr qind syresh janė vetura. >>>
|
|
Kujdesi ndaj
fėmijėve: Zvicra si njė vend nė zhvillim
NEUENBURG. (24.01.07) Gjysma e
zviceranėve do tė ishin mė efektivė nė vendin e punės
po tė mund tė siguronin njė pėrkujdesje tė mirė pėr
fėmijėt. Kėtė do tė duhej ta kuptonin mė nė fund edhe
drejtuesit. >>>
|
|
Nėnshkruhet
Marrėveshja pėr Kampionatin europian tė futbollit Euro 8
BERNĖ. (23.01.07) Numėrimi zbritės
pėr Kampionatin europian tė futbollit mund tė fillojė.
500 ditė pėrpara fishkėllimės sė bilbilit, qytetet
nikoqire, si Cyrihu, Berna, Bazeli dhe Gjeneva kanė
nėnshkruar me UEFA-n tė ashtuquajturėn kartė Host-City.
Marrėveshja pėrmban tė drejtat dhe detyrimet e palėve
kontraktuese si dhe rregullon organizimin e pėrbashkėt tė
projektit. >>>
|
|
Ligji mė i ashpėr
dhe integracioni kundėr dhunės ndėr tė rinjtė
BERN. (22.01.07) Popullsia zvicerane
dėshiron qė pėrmes masave mė tė forta represive si dhe
pėrmes integracionit tė pėrmirėsuar tė veprojė kundėr
problemit tė dhunės ndėr tė rinjtė. Sipas njė ankete
tė Institutit gfs.bern tė publikuar tė djelėn, 7 nė 10
tė anketuar janė shprehur pėr mundėsinė e rimarrjes
(heqjes) sė nėnshtetėsisė delikuentėve tė rinj
zviceranė me prejardhje tė huaj. >>>
|
|
Nė Zvicėr
uragani Kyrill shkakton dėme tė lehta
BERNĖ. (19.01.07) Me 225 kilometra
nė orė uragani "Kyrill" ka arritur dhe alpet
zvicerane. Nė ultėsira ai ishte mbi 100 km/h. Nė Cyrih
pati dy tė plagosur lehtė. Dėme tė mėdha nuk janė
lajmėruar. >>>
|
|
DEZA po e pėrforcon
luftėn pėr kredi tė favorshme
BERNĖ. (18.01.07) Drejtoria pėr
zhvillim dhe bashkėpunim (DEZA) do tė koncentrohet nė 14
vende me prioritet tė veēantė dhe nė 12 fusha tematike.
Ajo do tė angazhohet nė mėnyrė tė veēantė pėr kredi
tė favorshme pėr vendet e varfra, pėr luftimin e
korrupsionit dhe pėr reforma nė OKB. >>>
|
|
Kandidatėt pėr
"Anti-Oskar"
Manifestuesit kundėr WEF kanė vėnė nė
shėnjestėr Ikea-n, Novartis-in dhe Ruag-un
BERNĖ. (12.01.07) Dy javė pėrpara
fillimit tė Forumit Ekonomik Botėror nė Davos (WEF)
organizatorėt e manifestimit kundėr WEF-it kanė nominuar
kandidatėt pėr ēmimin "Public Eye" (Public Eye
Awards). Kandidatėt pėr "anti-oskarin" e
sivjemė nė mes tjerėsh janė dhe Ike-a, Novartis-i dhe
Ruag-u. >>>
|
|
Ngadalėsohet
pėrhapja e gripit tė shpendėve
BERNĖ. (11.01.07) Pėr shkak
temperaturash tė ulėta nė Zvicėr vijnė mė pak shpendė
ujorė pėr dimėrim kėshtuqė rreziku pėr sjelljen e
mundshme tė virusit tė gripit tė shpendėve bėhet mė i
vogėl. Mirėpo kjo gjė e vėshtirėson, njėkohėsisht,
dhe vėzhgimin e virusit. >>>
|
|
Injorim kufijsh nė
rast lufte kundėr terrorit
BERNĖ. (10.01.07) Nė tė ardhmen,
nė rastin e njė kėrcėnimi terrorist pėrmes mjeteve
fluturuese civile, aeroplanėt luftarakė do tė mund tė
fluturojnė pa pengesė sipėr kufijeve tė Zvicrės dhe
Gjermanisė. >>>
|
|
"Tėrmet
gjeotermik" me forcė prej 3,1 nė bazel
BAZEL. (09.01.07) Tė shtunėn nė
mėngjez sėrish ka pasur dridhje toke nė Bazel: Shėrbimi
seizmologjik zviceran (SED) nė orėn 8.19 ka regjistruar
njė dridhje tė forcės prej 3,1 tė shkallės sė
Rihterit. Epiqendra e tij ka qenė nė afėrsi tė vrimės
sė hapur nga projekti gjeotermik qė nė fillim tė
dhjetorit shkaktoi njė tėrmet me fuqi prej 3,4. >>>
|
|
Ministrat federalė
duhet tė tatojnė secili nga 200 000 franga
BERN. (08.01.07)
Qyteti dhe kantoni i Bernės do tė rrėmbejnė dhe 6
taksapagues tė rinj, dhe ē'soj madje? Me vendimin e ri,
tė gjithė ministrat qė s'janė banues tė Bernės, njė
pjesė tė tatimit tė tyre mbi tė ardhurat do t'ia
paguajnė Bernės. >>>
|
|
Raporti i UNDP i vitit
2006 lidhur me zhvillimin e njerėzimit
Uji si njė faktor kyē i
zhvillimit
BERNĖ. (05.01.07) Para sė gjithash vendet nė zhvillim tregojnė
njė deficit kolosal nė fushėn e ujit tė pijshėm dhe tė higjienės
komunitare. Kėshtu rezulton nga raporti vjetor i programit zhvillimor
tė OKB - UNDP-sė i paraqitur pak kohė mė parė. Siē dėshmon njė
fushatė sensibilizuese nė Peru, nė kėtė sektor tė rėndėsishėm
ėshtė e angazhuar dhe DEZA. >>>
|
|
Arkat shėndetėsore nuk i
kompensojnė tė parregulltit
BERNĖ. (04.01.07) Ai qė s'do tė paguajė
premitė e tij, qė nga fillimi i vitit 2006 duhet tė llogarisė mė
heret me faktin qė arka shėndetėsore nuk do t'ia paguajė mė
trajtimet shėndetėsore. Njė vit pas hyrjes nė fuqi, Ligji i ri qė u
jep nė duar arkave njė mjet tė fuqishėm presioni nuk ka kėnaqur
askend. >>>
|
|
Ligji mbi ndihmėn pėr Lindjen
Investim nė tė ardhmen
BERNĖ. (14.11.06) 12 ditė pėrpara referendumit
lidhur me ligjin e ndihmės pėr Lindjen, kryetarėt e 6 partive
apelojnė tek populli qė ta aprovojė kėtė projektligj. 100 milionė
franga pėr projekte ndėrtimore pėrbėjnė njė investim nė tė
ardhmen. >>>
|
|
Marrėveshja e OKB
Pastrimi i minave pas
konfliktesh
BERNĖ. (13.11.06) Qė nga 12 nėntori 2006
Zvicra bashkė me mbi 20 vende tė tjera janė tė obliguara pėr tė
mėnjanuar mbetjet nga mjetet ekplozive tė luftės pas ndonjė
konflikti. Ndėrkaq SHBA, Izraeli, Kina dhe Rusia nuk e kanė
nėnshkruar Protokolin V. >>>
|
|
"Tė huaj tė kėtushėm, vendės prej kushedi
kah"*
Revistė pėr tė rinjtė e
Ballkanit
LAUSANNE. (10.11.06) Nė vendet e tyre tė
origjinės, nė Bosnjė, Serbi ose Kosovė, - ata quhen
"zviceranė". Nė Zvicėr, ashtu si gjithnjė, ata janė
"ish-jugosllavė". Ē' janė kėta tė rinj tė rritur midis
dy kulturash? Me rastin e Konferencės vjetore tė bashkėpunimit
zviceran me Lindjen, DEZA u ka dhėnė fjalėn edhe kėtyre - nė
formėn e njė reviste. >>>
|
|
Aplikohet ligji i ndryshuar mbi
azilin
BERNĖ. (09.11.06) Masat e reja tė detyrimit
pėr azilkėrkuesit hyjnė nė fuqi nga 1 janari 2007. Kėshilli federal
mori vendim qė disa pjesė tė ligjit tė ndryshuar mbi azilin tė
aplikohen qė nga fillimi i vitit qė vjen. Nė kėtė mėnyrė abuzimet
do tė shmangen mė heret, por edhe rastet e rėnda do tė trajtohen mė
bujarisht. >>>
|
|
SP e Zvicrės kėrkon njė
"Ofansivė integruese" pėrmes njė plani veprues
BERNĖ. (08.11.06) Zvicra ėshtė njė vend
migrimesh dhe do tė mbetet e tillė. Pėr kėtė shkak ajo ka nevojė
pėr njė ofansivė integrimi. Pėr kėtė qėllim SP-ja e ka prezentuar
planin e saj veprues. Ajo kėrkon nga Kėshilli federal qė tė vėrė
nė zbatim sa mė parė ligjin e ri mbi tė huajt. >>>
|
|
Dėnimi me vdekje "i pajustifikueshėm edhe pėr
krimet mė tė rėnda"
Zhurmė rreth komunikatės pėr
shtyp pėr Sadam Huseinin
BERNĖ. (07.11.06) Politikanė tė partive
qytetare kritikojnė Micheline Calmy-Rey-n pėr qėndrimin e saj lidhur
me verdiktin kundėr Sadam Huseinit. Ministrja e jashtme dėnimin me
vdekje e quan si "tė pajustifikueshėm edhe pėr krimet mė tė
rėnda". >>>
|
Micheline
Calmy-Rey
|
Konferenca e 11-tė vjetore e bashkėpunimit zviceran
me Lindjen
Rinia ballkanase - njė
gjeneratė nė lėvizje
LAUSANNE. (06.11.06) Krijimi i perspektivave mė
tė mira ekonomike dhe shoqėrore pėr tė rinjtė nė Ballkan pėrbėn
njė aspiratė me rėndėsi pėr bashkėpunimin zviceran me Lindjen. Kjo
gjė u theksua nga ministrja e jashtme, Micheline Calmy-Rey, nė
Konferencėn e 11-tė vjetore tė bashkėpunimit zviceran tė DEZA-s dhe
SECO-s mė 3 nėntor 2006 nė Lozanė. Gjendja e tė rinjve nė
Ballkanin perėndimor ishte nė fokus tė interesimit nė tubim. >>>
|
|
Fėmijėt nga
"epruveta"
NEUENBURG. (03.06.11) Mė 2004 gati 1 pėr qind e
fėmijėve tė Zvicrės janė ngjizur pėrmes pllenimit artificial. Nga
3600 femra tė trajtuara, njė e treta syresh kanė mbetur me barrė.
Kėshtu rezulton nga statistika e parė pėr pllenimin me ndihmėn e
mjekėsisė. Rreth dy tė tretat e shtatzėnive tė ngjizura in vitro
kanė pėrfunduar me lindje. >>>
|
|
Nomadėt kėrkojnė kampe
BERNĖ. (02.11.06) Komisioni pėr racizmin dhe
fondacioni "E ardhmja e nomadėve tė Zvicrės" kėrkojnė
njė plan veprimi kundėr diskriminimit tė nomadėve nė Zvicėr. Ata
akuzojnė Kėshillin federal pėr mungesė kurajoje. >>>
|
|
Embargo nė armatim kundėr
Libanit
BERNĖ. (01.11.06) Kėrshilli federal do tė
zbatojė embargon nė armatim tė Kėshillit tė sigurimit tė OKB.
Qėllimi i sanksionit ėshtė ēarmatosja e milicisė sė Hizbollahut
nė Liban. >>>
|
|
HIV-i mė i shpeshtė tek
homoseksualėt
BERNĖ. (31.10.06) Brenda tre vitesh numri i tė
infektuarve me HIV midis homo- dhe biseksualėve nė Zvicėr ėshtė
pothuajse dyfishuar. Enti federal pėr shėndetėsi (BAG) nė raportin e
tij tė publikuar sot flet pėr njė tendencė shqetėsuese. >>>
|
|
Pagat zvicerane nėn trysni
BERNĖ. (30.10.06) Vetėm 4 vite pas futjes sė lėvizjes
sė lirė tė njerėzve me BE-nė, Federata sindikale e Zvicrės (SGB)
konstaton se pagat nė sektorėt pa kontrata tė pėrgjithshme tė punės
(GAV) pjesėrisht janė ulur ndjeshėm. >>>
|
|
Kėshilli federal hedh poshtė
nismėn popullore pėr "natyralizime demokratike"
BERNĖ. (27.10.06) Kėshilli federal ka dekretuar
njė rekomandim pėr iniciativėn popullore federale pėr
"natyralizime demokratike". Ai rekomandon qė iniciativa
popullore t'u paraqitet kuvendeve pa ndonjė kundėrpropozim, me
rekomandimin pėr refuzim. >>>
|
|
Njė kapitull i errėt nė tė
kaluarėn zvicerane
BERNĖ. (26.10.06) Kėshilli federal duhet tė
zhdėmtojė viktimat jugafrikane pėr politikėn zvicerane gjatė
apartheidit, pėr shkak tė shkeljes sė rėndė tė tė drejtave
njerėzore. Kjo gjė kėrkohet nga fushata pėr kėrkim ndjese dhe
zhdėmtim nė Afrikėn e Jugut (KEESA). Sipas njė njoftimi pėr mediat,
268 personalitete dhe 17 organizata nga politika, kultura, shkenca,
kisha dhe Bashkėpunimi zhvillimor kanė nėnshkruar letrėn e hapur
pėrkatėse tė KEESA-s. >>>
|
|
Zvicra proklamon sanksionet
kundėr Koresė Veriore
BERNĖ. (25.10.06) Kėshilli federal ka shpallur
sanksionet kundėr Koresė Veriore duke zbatuar kėshtu Rezulutėn 1718
tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB. Vendimi pėrkatės hynė nė fuqi
nesėr, dmth. tė enjten. >>>
|
|
Spitalet mėsojnė qasjen ndaj
migrantėve
BERNĖ. (24.10.06) Po qe se njerėzit nga
kulturat dhe hapėsirat e tjera gjuhėsore do tė trajtoheshin mė
mirė, a mund tė ulėte kjo gjė edhe shpenzimet nė njė periudhė jo
tė largėt kohore? Njė manual bashkė me njė film qė e shoqėron
atė do t'u ndihmojnė spitaleve se si t'u qasen migrantėve gjatė
pėrballjes me nevoja tė veēanta. >>>
|
Walter
Fust
|
Kritikė kundėr pėrgjithėsimeve tė Blocherit
Calmy-Rey mbron ndihmėn pėr
Afrikėn
BERNĖ. (23.10.06) Ministrja Micheline Calmy-Rey
dhe shefi i DEZA-s, Walter Fust, janė mbrojtur nga kritikat e ngritura
prej Blocher-it lidhur me bashkėpunimin zhvillimor me Kontinentin
Afrikan. >>>
|
|
Rregulla mė tė ashpra pėr
bagazh dore edhe nė aeroportet zvicerane
ZÜRICH. (20.10.06) Nė Zvicėr me 6 nėntor
hyjnė nė fuqi rregullat e reja tė BE-sė pėr bagazh dore pėr
aeroplanėt. Shishkat, tubetat ose kutizat gjatė fluturimit nė botėn
e jashtme nuk guxojnė tė jenė mė tė mėdha se 100-mililitėrshe
ndėrsa gjatė hyrjes ato duhet bartur nė njė qese tė tejdukshme
plastmasi. >>>
|
|
Tė huajt me qėndrim afatshkurtėr dhe
njėvjeēar:
Kėshilli federal vendosi
pėr rishpėrndarjen dhe pėr shifrat maksimale
BERNĖ. (19.10.06) Kėshilli federal nė
mbledhjen e vet tė sotme vendosi pėr ndryshimin nė ēelėsin e
shpėrndarjes pėr tė huajt me qėndrim njėvjeēar dhe afatshkurtėr
nga vendet jashtėBE/EFTA-s. Shifra maksimale e pėrgjithshme pėr ata
me qėndrim njėvjeēar do tė ngelė nė nivelin e gjertanishėm,
ndėrsa ajo e atyre me qėndrim afatshkurtėr do tė ngritet nga 5000
nė 7000. Kėshilli federal do tė parandalojė kėshtu paraqitjen e
pengesave nga deficitet kadrovike nė fusha tė rėndėsishme tė
rritjes ekonomike. >>>
|
|
Paraqitje tregtare e fokusuar e
Zvicrės nė botėn e jashtme
BERNĖ. (18.10.06) Prezenca tregtare zvicerane
nė botėn e jashtme e financuar nga qeveria tani do tė pėrmblidhet
nė njė organizatė tė vetme. Kėshilli federal ka hapur njė shqyrtim
lidhur me fuzionimin e organizatave Präsenz Schweiz (Prezenca
zvicerane), Schweiz Tourismus (Turizmi zviceran) dhe Location
Switzerland (Lokacioni Zvicėr). >>>
|
|
Njė katamaran solar gjurmėve
tė Kristofor Kolombos
BAZEL. (17.10.06) Nė Bazel, nė praninė e
ministres sė jashtme Micheline Calmy-Rey, ka startuar katamarani i
parė i modifikuar pėr energji diellore pėr tė kapėrcyer Atlantikun.
Parashikohet qė udhėtimi tė zgjasė 6 muaj. Ky mjet udhėtimi i
pazakontė do tė duhej tė arrinte Nju Jorkun nė maj 2007. >>>
|
|
Koreja Veriore
Zvicra mbėshtet sanksionet e
OKB-sė
BERNĖ. (16.10.06) Zvicra merr pjesė nė
sanksionet e OKB kundėr Koresė Veriore. Mė tej ajo do tė shqyrtojė
nėse do tė jetė i mundur vazhdimi i dialogut tė filluar mė 2003 me
kėtė vend stalinist. >>>
|
|
Sistemi informativ i Shengenit
Tė prapambetur lidhur me
mbrojtjen e tė dhėnave
BERNĖ. (13.10.06) Mbrojtjes sė tė dhėnave,
tė siguruar paralelisht me futjen e sistemit informativ tė Shengenit,
i mungojnė resurset e nevojshme materiale dhe nė personel. Nė kėtė
mėnyrė popullsia nuk do tė jetė e mbrojtur nė masė tė mjaftueshme
nga rreziqet e database-it ndėrkombėtar tė hetimeve. >>>
|
|
Ndihma zhvillimore private: 11
miliardė franga nė vit nė botėn e jashtme
BERNĖ. (11.10.06) Afro njė milion tė huaj janė
tė punėsuar nė Zvicėr. Shumė syresh kursejnė para pėr tė
ndihmuar bashkėfamiljarėt nė shtėpi.
Dėrgesat e migrantėve - tė ashtuquajturat Remittances
(=Dėrgesa parash) - pėr shumė vende tė varfra pėrfaqėsojnė njė
burim tė rėndėsishėm tė ardhurash. Edhe bankat pėrfitojnė nga ky
biznes nė rritje. >>>
|
|
Zvicra mbėshtet sanksionet
kundėr koresė veriore
BERNĖ. (10.10.06) Edhe Zvicra gjykon provėn me
armė bėrthamore nė Korenė e Veriut. Koreja veriore ėshtė ftuar
disa herė prej Zvicrės qė t'i ribashkohet konventės pėr ndalesėn e
armėve atomike. >>>
|
|
Nė zvicėr pėr tė parėn
herė dita e baballarėve mė 2007
BERNĖ. (09.10.06) Ajo qė gjetiu tashmė
ekziston qė prej 100 vitesh, nė Zvicėr do tė mbahet pėr herė tė
parė mė 17 qershor 2007. Njė Ditė nacionale e baballarėve. Kjo gjė
u fut nė rend dite nga shoqata ombrellė e organizatave tė burrave dhe
tė baballarėve, männer.ch. >>>
|
|
Propozohet konsumi minimal prej
5 frangash nėpėr kafene
BERNĖ. (09.10.06) Shoqata e kafexhinjve
zviceranė synon futjen e njė ēmimi minimal konsumimi nėpėr
ndėrmarrjet e kafaterive. Siē shkruan "SonntagsBlick",
kėtė e ka propozuar drejtoresha administrative Johanna Bartholdi.
Sipas njė dokumenti pune tė drejtorisė administrative, secili mysafir
qė do tė ulet nė kafene, do t'i lėrė mbi tavolinė sė paku 5
franga, edhe po tė ketė pirė vetėm njė kafe prej 3.80 frangash. >>>
|
|
Protestė kundėr "gjahut
mbi migrantėt"
LAUSANNE. (09.10.06) Rreth 500 veta kanė marrė
pjesė nė njė manifestim publik me rastin e Ditės europiane tė
migrantėve. Nė mesin e tyre ka pasur "sans-papiersa" dhe
azilkėrkues tė refuzuar. >>>
|
|
"Neni i anti-racizmit mė shkakton dhimbje
stomaku"
Deklaratat e Blocher-it nė
Turqi provokojnė Zvicrėn
ANKARA/ BERNĖ. (05.10.06) Ministri i
drejtėsisė, Christoph Blocher, gjatė vizitės sė tij nė Turqi ka
kritikuar normėn penale kundėr racizmit. Ky nen i shkakton atij
dhimbje stomaku.
Prononcimet nė Turqi tė ministrit tė drejtėsisė,
Christoph Blocher, lidhur me normėn penale antiraciste, kanė hasur nė
kritika nė Zvicėr. Pėr FDP, CVP dhe pėr tė Blertit, ndryshimi i
kėtij ligji as qė vjen nė pyetje. >>>
|
|
Nė kantonin e Neuenburgut - Jo
tė drejtės sė zgjedhjes pasive pėr tė huajt
NEUENBURG. (04.10.06) Qeveria
kantonale e Neuenburgut hė pėr hė nuk do t'u ofrojė tė huajve
zgjedhje nėpėr poste politike nė nivel kantonal. Ajo e hodhi poshtė
iniciativėn pėrkatėse pėr njė gjė tė tillė. Nė vend tė kėsaj,
ajo propozon tė drejtėn pėr zgjedhje pasive nė nivel bashkiak. >>>
|
|
Shtohet numri i banorėve nga
vendet e BE-sė
BERNĖ. (03.10.06) Nga
fundi i gushtit 2006 popullsia e huaj e pėrhershme nga 25 shtete anėtare
tė BE-sė si dhe tė EFTA-s nė Zvicėr numėronte 898.484 veta; dmth.
2,4 % mė shumė se sa nė fund tė gushtit 2005. Nė periudhėn e njėjtė
kohore, numri i tė huajve nga vendet joanėtare tė BE-sė ra pėr 0,8
%. >>>
|
|
Statistika e ndihmave pėr
viktima 2005 Viktimat tė shumtėn i identifikojnė keqbėrėsit e
dyshuar
BERNĖ. (02.10.06) Kėshillimoret
ndihmėse pėr viktimat tė shumtėn kanė tė bėjnė me dhunėn brenda
familjes ose nė rrethin e tė afėrmve tė tjerė: tre nė katėr raste
viktima personin e dyshuar keqbėrės e ka tė njohur. Kėshtu rezulton
nga statistika e ndihmės pėr viktimat 2005. >>>
|
|
110 milionė pėr mjedisin
global
BERNĖ. (29.09.06) Kėshilli federal do tė
angazhohet edhe mė tej pėr mbrojtjen mjedisore globale. Ai ka aprovuar
pėr kėtė qėllim njė transferkredi prej 109,77 milionė frangash
pėr vitet 2007 deri 2010. 88 milionė janė rezervuar pėr Fondin
mjedisor global (GEF). >>>
|
|
Rriten pėr 2,2 pėr qind
premitė e sigurimeve shėndetėsore
BERNĖ. (28.09.06) Ministri i shėndetėsisė,
Pascal Couchepin, ka theksuar tashmė: kėtė vit premitė e sigurimeve
shėndetėsore rriten nė njė masė tė pėrballueshme. Ai ka
parashikuar rreth 3 pėr qind shpenzime plotėsuese. Tani Enti federal i
shėndetėsisė (BAG) ka dhėnė njė vlerė akoma mė tė ulėt:
sigurimi bazė shėndetėsor pėr vitin 2007 shtohet mesatarisht pėr
2,2 pėr qind. Me kėtė rast, kjo rritje reflektohet krejt ndryshe nga
kantoni nė kanton. Ndryshime ka edhe sipas grupmoshave tė ndryshme. Sa
mė i moēėm, aq mė e lartė rritja. >>>
|
|
EKA: "Kjo Po pėr ligjin
mbi azilin nuk shėnon fundin e debatit"
BERNĖ. (27.09.06) Zviceranėt e kanė aprovuar
nė mėnyrė shumė tė qartė ligjin e ri mbi azilin. Ata nė kėtė
mėnyrė janė shprehur pėr njė imigrim tė kontrolluar tė personave
tė kualifikuar nga vendet jashtė BE-sė. Ata, ndėrkaq, janė shprehur
me Po edhe pėr njė pėrforcim tė integrimit. >>>
|
|
Kundėrshtarėt e ligjit mbi
azilin dhe tė huajt nuk do tė rrijnė duarkryq
BERNĖ. (26.09.06) Pas disfatės sė 24 shtatorit
2006, kundėrshtarėt e ligjit mbi azilin dhe tė huajt nuk duan tė
rrijnė duarkryq. Njė organizatė qė po ngritet pikėrisht pėr kėtė
punė, do tė mbikėqyrė me saktėsi zbatimin e ligjeve. >>>
|
|
Po ligjit mbi tė huajt dhe
azilin
BERN. (25.09.06) Gazetat ditore zvicerane Jo-nė
masive pėr ndryshimin e ligjit mbi tė huajt dhe pėr azilin ia
atribuojnė para sė gjithash suksesit tė politikės sė Christof
Blocherit. >>>
|
|
Alzheimer-i: Dy tė tretat e
rasteve tė padiagnostikuara
BERNĖ. (22.09.06) Diagnoza e alzheimer-it duhet
pėrmirėsuar. Kėtė kėrkesė e ka shtruar Shoqata zvicerane e
alzheimer-it nė Ditėn botėrore tė alzheimer-it. >>>
|
|
Mė shumė kamera nėpėr
stacione trenash
LUZERN. (21.09.06) Hekurudhat federale zvicerane
(nė origjinal: SBB) do ta zgjerojnė video-vėzhgimin nėpėr stacionet
mė tė mėdha tė trenave, nė tė ashtuquajturit RailCity. Njė
kompleks i tillė sapo u hodh nė punė sot nė Lucernė. >>>
|
|
Zvicra dėshiron rregulla tė
ashpra tė OKB pėr tė gjithė
NJU JORK. (20.09.06) Zvicra dėshiron njė OKB
tė fuqishme, nė tė cilėn tė gjitha shtetet do t'u pėrmbaheshin
rregullave. Pėr njė gjė tė tillė u angazhua presidenti federal,
Moritz Leuenberger, nė fjalimin e tij nė prag tė Kuvendit tė
pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Nju Jork. >>>
|
|
Ministri Leuenberger takon Kofi
Ananin
NJU JORK. (19.09.06) Me rastin e vizitės sė tij
nė Nju Jork, presidenti federal Moritz Leuenberger ka takuar Sekretarin
e pėrgjithshėm tė OKB, Kofi Anan. Me kėtė rast kanė ardhur nė
shprehje ēėshtje tė tilla si ajo e luftės kundėr terrorizmit dhe
kundėr varferisė, tha Leuenberger. Anani i kishte konfirmuar
rėndėsinė e punės sė Zvicrės nė OKB, tha Leuenberger. Ndėrkaq ai
e kishte falenderuar sekretarin e pėrgjithshėm, i cili sivjet dorėzon
postin e tij, pėr punėn e bėrė. >>>
|
|
Kėshilli pėr tė drejtat e
njeriut lidhur me gjendjen nė Liban
GJENEVĖ. (18.09.06) Tė hėnėn Kėshilli pėr
tė drejtat e njeriut fillon periodėn e tij tė dytė tė takimeve nė
Gjenevė. Ai do tė merret atje me raportet e ekspertėve lidhur me
gjendjen nė Liban. Zvicra edhe mė tej do tė angazhohet pėr kontroll
periodik tė shteteve. Qėllimi ėshtė qė tė krijohet njė raport
lidhur me gjendejen e shteteve tė veēanta nė pikėpamje tė
qėndrimit tė tyre ndaj tė drejtave njerėzore. >>>
|
|
Hapet nė Gjenevė Konferenca
ndėrkombėtare kundėr minave tokėsore
GJENEVĖ. (18.09.06) Nė Gjenevė, me qėllim tė
forcimit tė luftės kundėr minave tokėsore, u hap konferenca e 7
ndėrkombėtare lidhur me Konventėn e Otavės. Qėllimi i konventės,
heqja minave anembanė botės, akoma ėshtė shumė larg realizimit,
konstatuan pjesėmarrėsit me rastin e hapjes. >>>
|
|
Kontroll mė i ashpėr pėr
ndihmat sociale
Nė tė ardhmen Departamenti social i Cyrihut
marrėsit e ndihmave sociale do t'i marrė mė mirė nėn thjerrėz.
ZÜRICH. (15.09.06) Pas dyshimit pėr pėrfitime
abuzive nga ndihmat sociale, do tė ndėrmerren hetime nga inspektorė
specialė. Pėr kėtė arsye departamenti social ka ngritur njė
inspeksion tė ri i cili do tė aktivizohet me kėrkesėn e zyrės
sociale. Inspektorėt kanė pėr detyrė qė dyshimin pėr abuzime ta
mbėshtesin dhe pėr kėtė qėllim tė sjellin prova juridikisht
valide, u tha nė njė konferencė pėr mediat tė departamentit social.
>>>
|
|
Tė drejtat e fėmijėve nė
rrezik
Ndryshimet e ligjit mbi azilin dhe tė huajt i kundėrvihen
qartazi frymės sė Konventės sė OKB mbi tė drejtat e
fėmijėve
BERNĖ. (14.09.06) Ndryshimet e ligjit qė do tė
dalin para popullit votues mė 24 shtator 2006, shpėrfillin mirėqenien
e fėmijėve dhe tė rinjve. Sipas Konventės sė OKB pėr tė drejtat e
fėmijėve (KRK), ēdo njeri nėn moshėn 18-vjeēare, qoftė me
origjinė vendėse apo nga bota, gėzon mbrojtjen e kėsaj konvente
ndėrkombėtare. Projektet pėr votim nuk e respektojnė kėtė parim
themelor dhe fare pak e marrin parasysh pozitėn e veēantė tė kėsj
grupmoshe. Komisioni federal pėr ēėshtjen e fėmijėve dhe tė rinjve
(EKKJ) hedh poshtė prandaj nė mėnyrė decidive qė tė dyja
projektet. >>>
|
|
Nėnshkrime tė mjaftueshme pėr
peticionin: "Pa armė zjarri nė shtėpi"
ZÜRICH. (13.09.06)
Revista pėr femra "Annabelle" ka grumbulluar 15 269 nėnshkrime
pėr peticionin "Pa armė zjarri nė shtėpi".
Peticioni do t'i dorėzohet mė 19 shtator, ditėn e dytė
tė sesionit, komisioneve pėrkatėse nė Bernė. Afati i grumbullimit tė
nėnshkrimeve ka mbaruar. Rezultati duket i mirė, deklaroi njė zėdhėnėse
e revistės lidhur me gjendjen e nėnshkrimeve tė grumbulluara. >>>
|
|
|
Migrantėt shqiptarė dėrgojnė
mė sė shumti para nė vendlindje
BERNĖ. (12.09.06) Migrantet dhe migrantėt
shqiptarė dėrgojnė mė sė shumti para nė shtėpi - mė 2004 ata
dėrguan mbi 1 miliard dollarė (1,24 Mrd. Fr.). Siē njofton njė
studim zviceran, pothuajse ēdo e katėrta familje nė Shqipėri
pėrfiton nga kjo dėrgesė parash nga bota. >>>
|
|
Takimi i komisioneve pėr tė huaj
Politika e integrimit nė
praktikė - pa kurrfarė romantike
LUZERN. (11.09.06) Para sė gjithash nėpėr
qytete dhe kantone qė prej 20 vitesh ėshtė ndjekur njė veprimtari
integruese e suksesshme, vlerėsoi Francis Mathey nė njė seminar nė
Lucernė. "Dhe kjo s'ka tė bėjė fare me romantikėn" -
sqaroi nė fjalimin e tij Kryetari i komisionit federal pėr tė huaj
(EKA) duke reaguar kėshtu ndaj njė deklarate tė ministrit Chistoph
Blocher, i cili njė javė mė parė kishte folur pėr ca "tė meta
tė konsiderueshme nė fushėn e integrimit", nga propozime
qėllimmira, ndėrkaq, ia kishin dalė "me romantikė". >>>
|
|
Marshi kundėr ligjit mbi tė huajt dhe mbi azilin
Mitingu pėrmbyllės mbahet tė
shtunen nė bernė
BERNĖ. (08.09.06) Shumė duartrokitje gjatė
rrugės pėr nė Bernė: ata udhėtuan pėr njė Zvicėr mė solidare
kėmbė qė nga St. Galleni deri nė Bernė, prej 1 shtatorit, deri mė
9 shtator, 8 orė nė ditė, jo nėpėr alpet e bukura, por nėpėr
rrugėt me trafik tė dendur tė Zvicrės qendrore: rreth 30 migrante
dhe migrantė, nė mesin e tė cilėve edhe sekretari i sindikatės
Unia, Mehmet Akyol. "Qė prej pothuajse 25 vitesh, sa jetoj unė
nė Zvicėr, gjithnjė janė ashpėrsuar ligjet kundėr migrantėve.
Tani duam t'i vėmė pikė kėsaj pune" - thotė ai. >>>
|
|
Ndihma 20-milionėshe pėr
Lindjen e afėrme
BERNĖ. (07.09.06) Kėshilli federal e ka ngritur
ndihmėn e tij humanitare pėr Lindjen e afėrme pėr 15 milionė franga
tė tjera, duke kapur shumėn prej 20 milionė frangash. Me kėto para
do tė ndihmohen para sė gjithash fėmijėt, tė rinjtė dhe femrat nė
Liban dhe nė territoret palestineze. >>>
|
|
Luftimi i terrorizmit -
Marrėveshje me SHBA
BERNĖ. (06.09.06) Njė marrėveshje e re
anti-terroriste me SHBA-tė do tė zėvendėsojė kontratėn e
gjertanishme tė fshehtė. Kėshilli federal ka dekretuar njė
marrėveshje tė re. Marrėveshjen, ndėrkaq, duhet ta aprovojė edhe
parlamenti. >>>
|
|
Nė sektorin e azilit edhe mė
tej mbetet paushalli pėr ndihmė emergjente
BERNĖ. (05.09.06) Paushalli i ndihmės
emergjente nė fushėn e azilit do tė mbetet edhe vitin tjetėr nė
lartėsinė prej 1800 frangash. Lidhur me kėtė u pajtuan tė hėnėn
qeveria dhe kantonet. Tė dyja palėt u pajtuan parimisht edhe pėr
ngritjen e paushallit nė 6000 franga nga viti 2008. >>>
|
|
Sigurim pėr rrezikun nga
tėrmetet
Gjenevė. (04.09.06) Nė Gjenevė Moritz
Leuenberger ka hapur Kongresin e parė europian pėr tėrmetet. Nė
fjalėn e tij pėrpara qindra seizmologėve dhe inxhinierėve tė
ndėrtimtarisė, Presidenti federal u angazhua pėr ngritjen e njė
mbrojtjeje nga tėrmetet. Presidenti federal, Moritz Leuenberger,
dėshiron tė pėrmirėsojė mbrojtjen nga tėrmetet nė Zvicėr. Ai
propozon pėr kėtė qėllim, nė mes tjerash, njė sigurim tė
detyrueshėm nga tėrmetet. Premitė do tė mund tė shėrbenin pėr tė
financuar masat pėr mbrojtjen nga tėrmetet. >>>
|
|
Komisioni kundėr racizmit
kėrkon akceptimin e muslimanėve
BERNĖ. (01.09.06) Nė jetėn e pėrditshme
muslimanėt po diskrimonohen. Pėr kėtė shkak Komisioni federal
kundėr racizmit (EKR) jep rekomandime se si tė zhduken trajtimet
diskriminuese pėr shkak pėrkatėsie fetare dhe se si mund tė
shkatėrrohen paragjykimet. >>>
|
|